Bie bora e parë në Kukës, zbardhet Mali i Gjallicës

21 Nëntor 2022, 13:51

Temperaturat janë ulur ndjeshëm në vendin tonë dhe në Kukës ka rënë bora e parë.

Report Tv sjell pamje nga flokët e parë të dëborës të cilët kanë zbardhur majën e malit të Gjallicës.

Po ashtu reshjet e dëborës kanë zbardhur Vermoshin dhe Thethin.