Bie borë në Malësinë e Krujës, trashësia 7 cm! Qafshtama ‘vishet me të bardha’

13 Dhjetor 2022, 09:42

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Malësinë e Krujës. Gjatë natës, si pasojë e uljes së temperaturave në fshatrat Shkretë dhe në kampin e Qafshtamës ka rënë dëborë, trashësia e së cilës ka shkuar në 7 cm. Deri më tani nuk raportohet për probleme apo rrugë të bllokuara.

  •