Bie fuqia blerëse, çmimet e larta boshatisin tregun e Fierit! Flasin qytetarët: Kështu nuk jetohet! Tregtarët: Më mirë pa punë

17 Gusht 2022, 16:41

Në tezgat e tregut të fruta-perimeve në Fier, shikon më së shumti tregtarë.  Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Edhe ata pak, që shfrytëzojnë mëngjesin për të marrë ushqimet e freskëta, ankohen për çmimet e larta, e më të shqetësuarit janë pensionistët.