Bie numri i infektimeve/ 17 raste të reja me COVID, ndërrojnë jetë 3 qytetar

17 Maj 2021, 18:11

TIRANË- Në vendin tonë është shënuar një shifër e ulët e rasteve me COVID, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 17 qytetarë, nga 2639 testime të kryera. Betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar 3 qytetarë, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë. Ministria njofton se aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.