Bisedimet Kurti-Vuçiç, Qeveria e Kosovës: Serbia nuk firmosi dje propozimin e ndërkombëtarëve! Së shpejti fillojnë bisedimet për planin e zbatimit

28 Shkurt 2023, 10:39

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë.