Blerina Gjylameti ia kujton Berishës: Nuk më mban mend, por kam qenë vajzë e vogël kur më shkarkove nënën e babain nga puna

13 Shkurt, 19:34

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti i është kthyer këtë të enjte në Kuvend Sali Berishës, duke i kërkuar me ashpërsi që të ndalojë gjuhën e përdorur në Kuvend.

Duke i kujtuar replikën e bërë vite më parë, kur Gjylameti sapo ishte futur në Kuvend, deputetja socialiste iu drejtua Berishës se njëjtë si dhe atë kohë gjuha e përdorur nga një njeri si ish-kryeministri i cili është gjysh dhe baba nuk është adekuate të përdoret para grave të Kuvendit.

“Doktor i dashur, do të them i dashur për shkak të moshës që ke. Replikën e parë që kemi pasur së bashku daton nga 2014. Unë nuk kisha shumë që kisha hyrë në këtë parlament dhe kur të jam ngritur, të jam ngritur e martuar Doktor, dhe replikën e parë e kemi pasur për gjuhën e papërshtatshme të një zotërie në moshë kundrejt zonjave, dhe të jam ngritur këtu afër.