Bllokada e kamionistëve në Ballkanin Perëndimor, ndalohet qarkullimi i mallrave drejt Europës! Protesta prek pikat kufitare të Shqipërisë me Malin e Zi e Maqedoninë

26 Janar, 16:17 | Përditesimi: 26 Janar, 16:17

Në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, operatorët e transportit të mallrave nisën një bllokadë dy ditore që mund të zgjasë edhe një javë me qëllim bllokimin e mallrave që kanë destinacion zonën Shengen. Arsyeja e kësaj proteste sipas tyre janë rregullat e reja të hyrje-daljes të cilat limitojnë kohën kur ata mund të kryejnë punën e tyre në zonën Shengen.

A.M/Shqiptarja.com