Bllokimi i flurimeve në SHBA, korrespondenti i Report Tv: U krijua kaos në aeroporte, rreth 2 mln pasagjerë u prekën

11 Janar 2023, 20:58

Nga SHBA-ja, korrespondenti i Report Tv, Denion Ndrenika ka raportuar mbi situatën e paprecedentë që u krijua ditën e sotme në Amerikë me anulimin e 7600 fluturimeve. Autoritetet thanë se shkak u bë  një problem në serverat qendrorë, ndërkohë që korrespondenti i Report Tv theksoi se hetimet po vijojnë dhe se Shtëpia e Bardhë thotë që nuk ka të bëjë me sulm kibernetik apo sulm terrorist.