Bllokimi i mjeteve lundruese, pronarët në Dhërmi protestë: po lejohet lundrimi në mënyrë selektive

7 Gusht 2022, 21:15

Pronarët e mjeteve lundruese në Dhërmi kanë dalë në protestë pas bllokimit të lëvizjes në det, marrë shkas nga ngjarja e rëndë në Himarë ku humbi jetën një vajzë 7 vjecare pas goditjes nga një skaf. Ata thonë se prej 4 ditësh nuk po lejohen të dalin në det në mënyrë të padrejtë, ndërkohë akuzojnë policinë kufitare se po ben selektime duke lejuar mjetet të tjera lundruese.