Bojkoti i ‘Mjekësisë’ në javën e katërt, studentët vijojnë protestën para Rektoratit! Kërkojnë mbështetje dhe moszbatim të ligjit

27 Tetor 2023, 10:32 | Përditesimi i fundit: 2023-10-27 17:05:21

Studentët e Mjekësisë kanë vijuar edhe sot protestat kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas diplomimit. Pas thirrjeve dhe grumbullimeve pranë Ministrisë së Arsimit, ata i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Rektorit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, drejtuesit të së cilit i kanë dërguar edhe një kërkesë.