Bonusi 10 mijë lekë për Policinë e Shtetit nga 'Pakoja e Madhe', efektivja: Lehtësim dhe vlerësim për lodhjen e sakrificën! Kemi besim se situata do kapërcehet më shpejt

14 Janar 2023, 12:11

Bonusi prej 10 mijë lekë që kanë përfituar nga Pakoja e Madhe rreth 9604 punonjës policie në të gjithë vendin konsiderohet si lehtësi dhe vlerësim për sakrificën. Një efektive e policisë rrugore thotë se ishte vendimi i duhur i marrë nga qeveria dhe rrit besimin se situata aktuale me çmimet e rritura si pasojë e luftës dhe inflacionit do të kapërcehet me shpejt.