- Reshjet e dëborës kanë sjellë disa probleme në disa qytete të Qarkut të Elbasanit, si zona e Gramshit, Librazhdit, Prrenjasit, ndërsa në qytetin e Elbasanit bora ka zbardhur Funarin dhe Gjinarin.
Në Bashkinë Librazhd, në njësinë administrative Stebleve dhe zona e Fushë Studen, niveli i dëborës ka arritur në disa centimatra duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor.
Aksi Prrenjas-Pogradec është i bllokuar, duke bërë që makinat të mos kenë mundësi lëvizjeje. Nga ana tjetër, pas disa minutave bllokim, është bërë i mundur qarkullimi në Qafë-Thanë, ku kalimi po bëhet me zinxhirë dhe me kujdes nga automjetet.
Në disa fshatra të Qarkut Elbasan mungon energjia elektrike ndërsa grupet e OSHEE janë në terren. Gjithashtu dhe borëpastrueset ndodhen në terren për pastruar rrugët nga dëbora.