Borell pret që BE-ja të heq sanksionet ndaj Kosovës: Nuk dua të dorëzohem

25 Qershor, 16:20

Ditën e nesërme kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel.

Mediat kosovare bëjnë me dije se fillimisht Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët rreth orës  15:00, që do të pasohet me takim trepalësh.

Ndërkohë ditën e djeshme (24 qershor 2024) gjatë një konference për mediat, Borrell është shprehur këmbëngulës për funksionimin e dialogut mes dy vendeve por theksoi se problem mbetet mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.