Borxhi publik i parashikuar për vitin 2023, Ibrahimaj: Synojmë uljen e tij në 67.5%, eurobondi i ri minimalisht do të jetë në vlerën e 500 milionë eurove

3 Nëntor 2022, 12:37 | Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 19:45

Ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është diskutuar për deficitin dhe borxhin publik të parashikuar për vitin 2023. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në komision se synohej që vitin e ardhshëm borxhi publik të zbresë në nivelin 67.5% të produktit të brendshëm bruto.

KT/Shqiptarja.com