Bosnjë e Hercegovinë/ Inteligjenca kombëtarë ngre alarm për praninë e pjesëtarëve të Wagner dhe Ujqve të Natës

9 Janar 2023, 14:42 | Përditesimi i fundit: 2023-01-09 14:42:19

Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e grupit mercenar rus ‘Wagner’, ‘Pjesëtarë të Lëvizjes Çetnike’ dhe anëtarët e klubit rus të motoçikletave ‘Ujqit e Natës’ do të marrin pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serbe më 9 janar.