Braçe: Biznesmeni Shefqet Dizdari, i lidhur me Berishën! Në 2010 ka firmosur kontratë për hidrokarbure, marrëveshje tjetër nuk ka

24 Janar 2023, 19:08 | Përditesimi i fundit: 2023-01-24 22:59:03

Nga studio e Report Tv, deputeti socialist Erion Braçe iu ka kthyer përgjigje 2 palëve të PD-së, asaj të Sali Berishës dhe të Enkelejd Alibejt, që e lidhin Edi Ramën me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonial që u arrestua në Nju Jork. PD-ja e Berishës ka deklaruar se Rama ka lobuar me anë të tij për shpallne ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit, ndërsa PD-ja e Alibeajt, për lobim që përfshinte Nick Muzin. Kjo për Braçen është absurde dhe për këtë dha argumentet e tij. Ai përmendi edhe  biznesmenin Shefqet Dizdari, ku e cilësoi si të lidhur me Sali Berishën.