Braçe komplimente Arlind Qorit: Bëri fushatë të mirë, të tjerët e komercializuan! Zgjedhjet nuk bëhen për t’u tregtuar

10 Qershor 2025, 20:47 | Përditesimi: 10 Qershor 2025, 20:47

Erion Braçe komplimenton fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në Report Tv, Braçe thotë se partitë e tjera e komercializuan fushatën.

“Kam vetëm një opinion për Lëvizjen Bashkë, ka bërë një fushatë shumë të mirë, një fushatë që nuk u komercializua, të tjerët e komercializuan. Pagesa pa fund, paratë, vetëmburrja, dalja nëpër media që shiko sa para po harxhoj unë i paguaj vetë nga llogaria ime. Zgjedhjet nuk bëhen për tu tregtuar, janë proces normal demokratik ku ti ofrohesh përkundrejt qyqarëve për të të zgjedhur, jo për t’i blerë.

I.M/Shqiptarja.com