Braçe mesazh policisë: Situata me zjarret është kriminale! Nëse nuk po merreni me këtë, kemi punë tjetër! S'do ia fal askujt

8 Gusht 2022, 19:15

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për situatën e zjarreve në Divjakë duke thënë se se gjithcka po ndodh është kriminale dhe e qëllimtë. Një mesazh e kishte për policinë që nuk ishte e pranishme në vendngjarje, por shpreson se po merret me personat që vënë zjarret qëllimisht. Sipas Braces, nëse policia nuk po merret me këtë cështje, nuk ka për t’ia falur askujt.