Braçe në Report Tv: Ka prova të reja për 21 janarin që rrinë të fshehura! Kalimi i dosjes në SPAK do rriste besimin që ato t’i dorëzohen drejtësisë

24 Janar 2023, 19:05

Ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe është i sigurt që ka prova të tjera për 21 janarin, por mbahen të fshehura për shkak të frikës se Prokuroria e Tiranës do i zhdukë ato. Braçe tha se kjo çështje duhet të merret në dorë nga SPAK, pasi kjo do të rriste besimin që këto prova të reja të dorëzohen dhe të ndihmojnë që kjo tragjedi me 4 të vrarë në Bulevard të zbardhet njëherë e përgjithmonë.