Braçe nxjerr foton: Luan Baçi me grumbulluesit në Fier fiksojnë çmimin e shalqirit! Fermeri po 'shtrydhet'

14 Korrik 2022, 15:00

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka vijuar akuzat e forta edhe këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit, sipas së cilit në situata në bujqësi nuk është aspak “rozë” siç e nxjerr ministria e Bujqësisë. Ai tha se bujqit po “shtrydhen” nga tregtarët, me këta të fundit që vijoi që të etiketonte si klane. Braçe ka publikuar edhe një foto deputetit të PD, Luan Baçi në një takim me grumbulluesit.