Braçe paralajmëron se do të lërë punën si deputet: As nuk e kërkova si honor, as për pasuri! Nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër të bllokojnë, skutha politik

13 Dhjetor 2022, 11:34

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka paralajmëruar se do të largohet nga puna si deputet. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Braçe shkruan se nuk po e lejojnë të kryejë detyrën për shkak të klientelizmit dhe se vendimmarrja në kuvend është “e kapur”.