Braçe paralajmëron sërish largimin nga politika, pas mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë: Mjaft, s’ia vlen më! S’kam pse të jem i pari, kur bujqit janë të fundit

16 Dhjetor 2022, 14:53

Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë i revoltuar nga Komisioni i Ekonomisë, ku u miratuan 5 miliardë lekë shtesë për të ardhurat buxhetore të vitin 2022. Braçe ka kundërshtuar mënyrën e shpërndarjes së fondeve, ndërsa nënvizon se bujqësisë i janë dhënë vetëm 200 milionë lekë.

"Dola nga Komisioni i Ekonomisë, sapo! Paratë u ndanë, 30 miliardë u shpërndanë, bujqësisë ju dhanë vetëm 200 milion lekë! Vetëm kaq! Prej dy muajsh kam kërkuar me ngulm 1 MILIARDE LEKE për dy zëra të skemës mbështetëse: Naftën falas për bujqit, tufën bazë të matrikulluar.

Mendova të paguanim plotësisht 1/3 e familjeve bujqësore që nuk kanë marrë naftën ende. 2000 i kam veç unë në Divjakë e Lushnjë. Mendova të paguanim plotësisht 3400 familje blegtorale qe edhe pse kanë plotësuar kushtet, nuk kanë marrë ende paratë! Pra, kërkoj prej muaj vetëm 1/30 e parave që u shpërndanë sot!

JOOOOOOOOOOOOOO! JOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!

Për NAFTEN nuk do ketë me para-pas këtij akti; për tufën baze te matrikulluar do ketë vetëm 200 milion për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq! Po mësoj që ministria e bujqësisë ka vendosur kështu!

Argumenti: janë populizëm e propozime për të rritur popullaritetin e një njeriu, e dëgjova me zë e sy më sy sot! Bujqit janë të fundit kur ndahen paratë e buxhetit, fakti është ky!

Kur ata janë të fundit, unë skam pse te jem i pari. Boll me! As që ja vlen më! VO: popullariteti? Me pëlqen me mire pa popullaritet! Por një gjë po ua them ama: Tërshëra nuk është kurrë grurë, pavarësisht ngjyrës!", shkruan deputeti.