Braçe për grumbulluesit: Japin para me fajde! Kanë rrjepur bujqit dhe pa pikë turpi duan të hyjnë në politikë

24 Janar 2023, 18:13 | Përditesimi i fundit: 2023-01-24 18:13:52

Deputeti Erion Braçe është kujdesur që të propozojë nismë ligjore për mbrojtjen e fermerëve. Së fundmi, Ministria e Bujqësisë ka pranuar nismën e tij që grumbulluesit e prodhimeve bujqësore të paguajnë detyrimet financiare ndaj fermerëve brenda 60-ditëve ose në të kundërt t’i aplikohen kamatëvonesa.