Brace, zëri opozitar brenda mazhorancës, Veliaj: Ai është thesar për PS-në

23 Nëntor 2022, 14:34

Një thesar i PS, e ka konsideruar Erion Veliaj deputetin e PS, Erion Braçe, ndonëse ky i fundit nuk i kursen kritikat ndaj qeverisë

“Adashi im. Është një thesar i PS. Artikulon më shumë kritika dhe zë më shumë vend sesa të gjithë koret e këtij cirkut opozitar që po shohim. Me Erionin edhe për çështje të lagjes jemi duke folur, ajo rruga duhet bë me një kalim, me dy kalime. E shoh si një kontribut. Në këtë fushë Erioni është kontribuues i madh”, tha Veliaj në Report Tv.