Braho në Report Tv: Ja kush është presidentja e re, PS e zgjedh të shtunën

31 Maj 2022, 20:25

Ish-deputeti socialist Spartak Braho thotë në Report Tv se PS e zgjedh të shtunën presidentin e ri, që sipas tij do jetë femër. Ndonëse nuk përmendi emër, Braho thotë se është një ish-ministre që ndërkombëtarët e kanë pranuar pjesë të strukturave euroatlantike. Duket se Braho i referohet, ish-ministres demokrate, Majlinda Bregut, aktualisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal