Një pazar mes Ramës e Berishës e quan deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj draftin e ri për ndryshimet zgjedhore që pritet të miratohet nesër në Kuvend. Alibeaj, i ftuar në Report Tv thotë se deputet do zgjidhet lëpirësi i kryetarit të partisë.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Alibeaj thotë se hallin e Ramës e kupton përse i fsheh deputetë, se gjysmat i ka me dosje në SPAK. E ndërsa për Berishën thotë se duket se ka të njëjtin hall.