Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu foli për Studio Live në lidhje Skype nga Parlamenti ku shpjegoi dakordësinë mes PS dhe PD për kodin e ri zgjedhor.
'Ne patëm një seancë të gjatë tek Ligjet dje. U diskutua dakordësia mes PS dhe PD, quajmë si arritje votën e diasporës. I japim mundësi emigrantëve shqiptarë, kanë të drejtë të votojnë për udhëheqjen e vendit.ne vendosëm që 1/3 e listës të jetë e mbyllur. Mendimet ishin të ndryshme. Idealja, për mua do ishte e gjithë lista e hapur. Na takon kur shumica vendos dhe palët bien dakord, si pjesë PS kam konkurruar dhe kam ardhur në parlament. E besoj këtë garë, më pëlqen. Ka sens, kuvendit dhe parlamentit i duhen njerëz me eksperiencë, që nuk e kanë kohën e mjaftueshme të punojnë në terren.'