Brataj në Report Tv: Vendi nuk do të futet në karantinë, por 'Green pass' do të merret parasysh! Pas këtij dimri nuk do të flasim më për masa kundër COVID! Ka një rritje të imunitetit me dozën e tretë

22 Nëntor 2021, 18:07

Në një kohë kur shumë vende në Europë po përballen me një valë të katërt të COVID dhe po shtojnë masat kundër COVID, kreu i Urgjencës Skënder Brataj thotë se në vendin tonë nuk do të shkohet në masa ekstreme, siç është mbyllja totale e vendit. I ftuar në Report Tv, mjeku Brataj tha se 'green pass', mund të shikohet si masë, apo edhe futja e vaksinës së COVID në listën e vaksinave me detyrim, por sipas tij vendi ynë nuk ka pse të shkojë në masa ekstreme. Brataj tha se e vetmja armë që kemi tani është vaksinimi, ndërkohë që u shpreh i sigurt se ky është dimri i fundit që flasim për masa kundër COVID.