Brenda korrikut, Basha kupolë të re me të besuarit në PD! Pritet të zgjedhë sekretarët, nënkryetarët dhe kryesinë

20 Korrik 2021, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2021-07-20 11:43:32

Nëse për betejën në Parlament të cilën Lulzim Basha e shpalli ditën e Kuvendit të PD, nuk i ka të gjithë të besuarit e tij, për betejën jashtë, ai do të ketë njerëzit më të afërt të tij. Brenda korrikut, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë, sekretariatet dhe nën kryetarët e rinj të PD, emra të cilët do të propozohen nga vetë kryedemokrati Basha.