Breshëri kallashnikovi autobusit me nxënës në Kosovë, vdesin shoferi dhe 2 të rinj, pista kryesore konflikti mes bizneseve! Përjashtohet akti terrorist për motive nacionaliste

27 Nëntor 2021, 14:40 | Përditesimi i fundit: 2021-11-27 17:20:14

Ngjarja e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kosovë ka tronditur opinion publik. Sulmi me kallashnikov drejt një autobusi që transportonte nxënësit e shkollës, la të vrarë shoferin dhe dy maturantë, 16 dhe 17 vjeç. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmetaj ka thënë se në të gjithë vendin po zhvillohen aksione për të bërë të mundur identifikimin autorit dhe kapjen e tij.