Brnabiç: Jemi në prag të një konfliki të armatosur me Kosovën! Vuçiç: Barrikadat do të hiqen kur të krijohet asocacioni! KFOR: Kemi mjetet për të penguar dhunën

21 Dhjetor 2022, 18:10

Teksa prej 12 ditësh veriu Kosovës vijon të ketë incidente, kryeministrja e Serbisë Brnabiç është shprehur se Kosova dhe Serbia janë në prag të një konflikti të armatosur. Ndërkohë, komunikimin e ditës së sotme, KFOR-i njoftoi se ka shtuar praninë e forcave në pikën kufitar të Jarinjës.