BSH gjatë 2024 do blejë 330 mln euro, për rezervën valutore: Synojmë ta rrisim deri në vitin 2026

29 Dhjetor 2023, 15:18

Banka e Shqipërisë synon të rrisë më tej rezervën valutore gjatë vitit 2024, pasi pritet të blejë deri në 330 milionë euro. Kjo rritje e valutës së blerë sipas bankës qendrore lidhet me objektivin që brenda vitit 2026 rezerva valutore të jetë 7.4 miliardë euro