Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të KMSH, protestë jashtë Medresesë Florjan Arapi paralajmëron padi në gjykatë

2 Mars, 14:13

Zgjedhjet në Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mbajtën ndërsa jashtë Medresë mbahej një protestë kundër teatrit të organizuar nga gylenistët e organizatës që njihet ndryshe si ‘Feto’.

Florjan Arapi një nga organizatorët e protestës para Komunitetit Musliman të Shqipërisë thotë se u realizua teatri që ishte paralajmëruar dhe paralajmëron se do bëjë padi në gjykatë.  

“Bujar Spahiu u zgjodh si në kohën e sistemit totalitarist. Do e çojmë në gjykatë për pavleshëmëri votimi. Në gjykatë do të ndiqen manipulimet që janë bërë me zgjedhjet e këshillave të myftinive” tha Arapi.