Nesër zgjedhjet për kreun e KMSH, Arapi paralajmëron protestë: Teatër i gylenistëve para diplomatëve, çdo gjë e vendos Fetullah Gylen

Të nesërmen (2 mars) pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Musliman të Shqipërisë. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, publicisti Florjan Arapi tha se bëhej fjalë për një teatër të organizuar nga gylenistët e organizatës që njihet ndryshe si ‘Feto’.

Arapi u shpreh se në krye të KMSH do të caktohet ai që do të vendosë Fetullah Gylen i cili njihet si drejtuesi i organizatës ‘FETO’.

“Kandidatët deri tani përveç Bujar Spahiut, kanë dalë edhe 2 të tjerë, një gylenist i cili quhet Emirjon Vathaj, myfti i Beratit. Ky myfti është kërkuar prej më tepër se një vit nga besimtarët e Beratit që të largohet. Nuk shkon asnjë njeri te xhamia ku është ai. Nesër nuk ka zgjedhje, nesër është një teatër që do bëhet përpara diplomatëve të vendeve mike të cilët janë thirrur atje për të treguar sikur po bëhet një votim i lirë dhe i drejtë. Atje gjithçka është e mbyllur, ata njerëz që janë atje janë robër të sekt-organizatës ‘Gylen’. Atë që do të vendosë Gylen ai do jetë në krye të KMSH”- u shpreh Arapi.

Më tej ai shpjegoi sesi myftinjtë ‘gylenistë’ kanë arritur të hyjnë në Shqipëri dhe të marrin pushtetin në Komunitetin Musliman të Shqipërisë, fillimisht nëpërmjet institucioneve arsimore e më pas duke e shtrirë edhe në fusha të tjera të vendit.  

“Lëvizja Gylen është lëvizje politike-fetare që synon të fusë nën kontroll me forma infilustruese, për të marrë sa më tepër pushtet, një nga to është edhe pushteti fetar sepse ndikon jetën shpirtërore të njerëzve. Gylenistët kanë filluar të hyjnë në Shqipëri që në 1992 nëpërmjet kolegjit të parë që kanë hapur këtu, Mehmet Akif që njihet si kolegji turk. Ato që njiheshin si kolegje turke janë të kësaj organizate, më pas u hap u hap edhe Kolegi Turgut Ozal edhe universiteti Epoka dhe universiteti Bedër. Ata filluan infiltrimin në vitet 2000 në KMSH. Në vitin 2010 morën kontrollin e plotë të KMSH. Që prej vitit 1998 në këtë KMSH kanë pasur një medrese në Cërrik të Elbasanit ku kanë prodhuar brezat e tyre që tani janë më shumë se gjysma e myftinjve të Shqipërisë. Janë përgjithësisht nga fshatrat e Gramshit apo Librazhdit, pa integritet që i binden verbërisht urdhrave të besimtarëve. Kanë prodhuar brezat e tyre, më shumë se gjysma e myftinjve janë nga fshatrat, Janë pa integritet, i binden në mënyrë të verbër organizatës. I tillë është edhe myftiu i Tiranës Laurent Luli i cili ditë më parë është përplasur me besimtarëve”- shtoi publicisti.

Ai zbuloi se ditën e nesërme do të ketë një protestë para Medresesë kundër procesit zgjedhor që pritet të mbahet për caktimin e kreut të ri të KMSH.

"Procesi është në gjykatë, shpresoj të vendoset drejtësi. Ne do dalim nesër të protestojmë përpara Medresesë, do denoncojmë manipulimin e zgjedhjeve dhe farsën që do ndodhë nesër. Në protestën e nesërme janë të gjithë përfaqësuesit muslimanëve shqiptarë, pjesë e islamit tradicional shqiptar”- shtoi Arapi.

Sipas Arapit, rreziku që i kanoset Shqipërisë nga gylenistët është tepër i madh, pasi në disa vende të botës organizata ‘Feto’ është shpallur organizatë terroriste.

Kutjojmë se në vizitën që kryeministri Edi Rama zhvilloi së fundmi në Turqi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi që të spastrojë ‘mbetjet’ e organizatës ‘FETO’ në Shqipëri.

B.V/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • serxho: 02/03/2024 09:27

    Keta jane derra.

    Përgjigju
  • Iris: 02/03/2024 01:06

    Per KMSH vendoska Gyleni,po per ju z,Arapi me shoke, kush vendos,sulltan Erdogani??!!

    Përgjigju
  • Ortodoksi grek: 01/03/2024 23:56

    Po keto mbeturinat e Turqise qe duan te vijne jane shume me keq se ata qe i quajn Gyleniste. Yyyyt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur

VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur