Deputeti Myslim Murrizi i është përgjigjur në një mënyrë tepër të ashpër kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e quajti ”bukëshkalë që i shërbejnë qëllimit të Ramës”. Për Murrizin bukëshkalë është vetë Lulzim Basha, i cili është një kloun pa karakter dhe se përgjatë gjithë viteve të tij në drejtimin e PD ka futur njerëz si miq dhe në fund i ka larguar ata si armiq.
Murrizi tha se nuk ka qenë kurrë pjesë e ‘tufës së qenëve’ të pushteti të Bashës që janë të mbushur me zullume dhe se nuk ka bërë kurrë miq e armiq për çështje interesi. Ndërsa përmend disa nga figurat e PD të larguara nga Lulzim Basha, Murrizi shkruan se ai largoi ata që futi si miq dhe ka bërë deputete njerëz që para 4 vitesh e kanë sharë dhe degjeneruar publikisht si Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku.




