Bullizimi i vajzës së mitur në Durrës, sociologu Tushi në Report Tv: Fenomeni po zgjerohet, ka ide dominimi te adoleshentët! Hazizaj: Edukimi, çelësi

26 Dhjetor 2022, 14:52

Sociologu, Gëzim Tushi tha se adoleshentët shqiptarë po rriten në një klimë të atillë ku u përcillet ideja se duhet të jenë dominantë. Në një lidhje skype për studion e Report TV, Tushi tha se fëmijët të cilët vuajnë nga bullizmi janë lehtësisht të dallueshëm dhe se familja dhe shkolla duhet të luajnë një rol më të madh në trajtimin e këtyre rasteve.