‘Bum’ ndërtimesh në vend por Censi zbulon shifrat: Në 13 vite u shtuan 70 mijë banesa, rreth 40% e pallateve janë bosh

28 Qershor, 18:31

Teksa ndërtimet shtohen çdo ditë, censi nxori në pah se mbi 356 mijë banesa në Shqipëri janë bosh, të pabanuara, duke u rritur me 10% krahasuar me vitin 2011. Sipas të dhënave edhe pse stoku i banesave është shumë i madh në 12 vite janë shtuar 70 mijë banesa të reja.