Bumçi pas marrjes në pyetje nga SPAK: Shkresa me shkrim dore për Shkëlzen Berishën e falsifikuar, kam bërë kallëzim, por s’u hetua

13 Dhjetor 2022, 12:49

Ish ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK. Ai ka folur për fax-in që me shkrim dore shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Ai thotë se i është falsifikuar shkrimi dhe se për këtë ka bërë denoncim në prokurori aso kohe, por nuk janë kryer hetime.