Buxheti 2023, Manastirliu: Në korrik do të rriten sërish pagat për punonjësit e shëndetësisë! Do zgjerohet lista e barnave falas

31 Tetor 2022, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2022-10-31 12:15:03

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, tha se ka rritje të buxhetit në vitin 2023 për të dy sektorët, shëndetësi dhe mbrojtje sociale. Buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2023 parashikohet në vlerën 95,1 miliard lekë dhe zë rreth 14 % të totalit të shpenzimeve publike ose 4.5% të PBB. Ky buxhet është apo përllogaritët si 3,5% më I lartë se buxheti aktual apo 3,2 miliard më shumë. 

Përsa i përket të dy sektorëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale buxheti për shëndetësinë parashikohet në vlerën 64.5 miliard lekë dhe për mbrojtjen sociale dhe për programet e saj 30,6 miliard lekë. Në fjalën e saj Manastirliu tha se buxheti është dy herë më i lartë se ai në vitin 2013.

 Ministrja Manastirliu tha se rritja e buxhetit do të shkojë për zgjerimin e shërbimeve falas dhe politika të reja sociale.