Buxheti dhe paketa fiskale 2022, eksperti: Duhej më shumë mbështetje për prodhimin, taksat e reja dëmtojnë bujqësinë

25 Nëntor 2021, 08:30

Mes debatesh dhe kritikash buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2022 janë finalizuar në komisionet parlamentare, dhe tanimë miratimi në Kuvend është hapi i fundit.

Buxheti i konsideruar më i madhi në histori e që garanton rritje të investimeve, për ekspertin e ekonomisë Genti Beqiri, nuk mbështet sektorët që rrisin prodhimin.