Çaka: Në zgjedhjet e ardhshme do ketë dyfishim të buxhetit për partitë politike! Kodi Zgjedhor ka mangësi, palët politike të mblidhen për ta përmirësuar

21 Korrik 2021, 13:56

Në zgjedhjet e ardhshmet buxheti për partitë politike për shpenzimin në fushatën zgjedhore do të dyfishohet. Ndarja ndërmjet buxhetit, në vitin e ardhshëm do të bëhet ndërmjet katër partive, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Social-Demokrate si dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat arritën që të kalonin pragun me prej 1% në zgjedhjet e 25 prillit. Për çdo votë të vlefshme të marrë nga shqiptarët, partitë politike marrin 85 lekë