Calja në vendin e katërt në botë në peshëngritje, flet trajneri për Report Tv: Historike për sportin shqiptar! Na penalizoi dështimi i provës së parë

28 Korrik 2021, 20:29

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja arriti një sukses historik ditën e sotme duke u renditur në vendin e katërt teksa ishte vetëm 1kg larg podiumit për medalje. Në një lidhje për Report Tv, Gerald Toska, trajneri i sportistit u shpreh se Calja ishte në formë fizike shumë të mirë, por u penalizua nga dështimi i provës së parë me 151 kg që nuk e ngriti dot.