Çdo bëjë ndryshe po të drejtoja SPAK? Kondili: Do shmangia përplasjen me BKH! 18 vite prokuror, s’më ka ndikuar asnjë emër

16 Dhjetor 2022, 15:34

Edvin Kondili ka treguar se çfarë do të kishte bërë ndryshe përgjatë këtyre viteve nëse do ishte drejtues i SPAK. Sipas tij, do shmangte përplasjen me BKH-në.

“Ajo që do kisha bërë me mirë në drejtimin e SPAK, duke marr shkas edhe nga pyetja e kolegut, për ekzistencën e mundshme për përplasjen mes drejtuesin e prokurorisë dhe BKH nuk do ndodhte nëse do isha drejtues i SPAK. Një pikë e dobët, unë me të gjithë anëtarët kam marrëdhënie shumë të mira, të thjeshta dhe shoqërore dhe kjo mund të jetë pikë e dobët, se nëse do isha drejtues, shpesh do i kritikojë nëse do gjeja gabime, do duhet ta rikonstruktojë. Nuk ka ndikuar kurrë emri, por kam këmbëngulur për prova në emër të përgjithshëm dhe të përveçëm”, tha Kondili.