Çelen negociatat për ‘marrëdhëniet me jashtë’, Komisionerja për Zgjerimin: Hap i rëndësishëm, sinjalizon prioritetin e BE për integrimin e Ballkanit Perëndimor

17 Dhjetor 2024, 10:21

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, ka theksuar rëndësinë e hapjes së grupkapitullit 6 për marrëdhëniet me jashtë, duke e cilësuar si një moment kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo e quajti këtë arritje një sinjal të fortë për Shqipërinë dhe Ballkanin, duke treguar angazhimin e BE për zgjerimin e rajonit.