Çelet fushata e dhurimit të gjakut në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, Manastirliu: Të zgjerojmë rrjetin e dhuruesve vullnetarë

8 Maj, 13:46 | Përditesimi i fundit: 2021-05-08 16:04:17

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çeli fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut, nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vlerësoi mjekët dhe infermierët e qendrave shëndetësore të Tiranës, të cilët ishin dhuruesit e parë, në ditën e çeljes së fushatës së dhurimit të gjakut. Manastirliu tha se pavarësisht një viti jo të lehtë si ky i pandemisë, janë siguruar nevojat për gjak, për të gjithë ata që kanë pasur nevojë.

“Ne kemi kaluar një periudhë jo të lehtë, një vit sfidues, si viti i pandemisë. Por ia kemi dalë për të siguruar nevojat për gjak për të gjithë ata të cilët kanë pasur nevojë. Qoftë përsa i përket personave të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme të hemoglobinopative dhe qoftë përsa i përket atyre personave të cilët kanë patologji të tjera. Por ajo çfarë është e rëndësishme është që në këto katër muaj të parë të këtij viti, ne kemi arritur nivelet e vitit 2019, që është viti më i mirë historik përsa i përket dhurimeve vullnetare të gjakut”, tha Manastirliu.

Duke bërë thirrje të gjithë qytetarëve për të dhuruar gjak, Manastirliu tha se me zgjerimin e rrjetit të dhuruesve vullnetarë të gjakut, do të kemi qëndrueshmëri përsa i përket rezervave të gjakut.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha