Celibashi në Report Tv: Zgjedhjet e 25 prillit ishin në një standard gati perëndimor, KQZ dëshmoi paanësi spartane

27 Korrik 2021, 21:50

Raporti final i OSBE/ODIHR vlerësoi institucionin e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve si një nga institucionet i cili ka mbikqyrur shumë mirë procesin e zgjedhjeve dhe në mënyrë transparente. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin 'Repolitix', në Report Tv tha se KQZ ka dëshmuar një paanësi spartanë në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor.

'Mund ta themi me siguri që për sa i ka takuar KQZ në raport me këto zgjedhje mendoj se kemi bërë një punë shumtë mirë e përkthyer në një qasje të barabartë kundrejt të gjitha palëve në gare. Kemi dëshmuar një paanësi spartane në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor. Jemi aty do jemi aty si administrator të procesit zgjedhor dhe si arbitër të paanshëm. Ka disa avantazhe mënyra e re e organizmit të KQZ-së. Ka një ndarje të veprimeve është më pak i poIitizuar si institucion.'- tha Celibashi.