Çelja e negociatave, Gjonaj: Na pret një rrugë e vështirë Çollaku: Jo festë

20 Korrik 2022, 07:31

Një moment historik e ka cilësuar nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj thotë se pas këtij momenti Shqipëria do të ketë përpara një rrugëtim të gjatë e të vështirë deri në plotësimin e të gjitha kapitujve për tu bërë anëtarë e BE-së me të drejta të plota. Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka ftuar të gjithë kolegët e mazhorancës që të bashkohen për të plotësuar standardet në mënyrë që të jetë më i shpejtë anëtarësimi i plotë në BE.Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Collaku tha se është e rëndësishme që të mos festohet në këtë moment por që detyra e cdo politikani të jetë integrimi i Shqipërisë në BE.