Çelja e negociatave, Gjonaj: Na pret një rrugë e vështirë përpara për plotësimin e kapitujve! Opozita s'u ftua, axhenda ishte për qeverinë

20 Korrik 2022, 07:47 | Përditesimi i fundit: 2022-07-20 09:15:43

Një moment historik e ka cilësuar nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj thotë se pas këtij momenti Shqipëria do të ketë përpara një rrugëtim të gjatë e të vështirë deri në plotësimin e të gjitha kapitujve për tu bërë anëtarë e BE-së me të drejta të plota.