Çelja e negociatave për Shqipërinë, Biden: BE po ndërmerr hapa për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Mbështesim aspiratën për Evropën e plotë

19 Korrik 2022, 18:13

"SHBA mirëpret hapat që BE po ndërmerr për integrimin e Ballkanit Perëndimor duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut". Ky ishte reagimi i Joe Biden, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ka përshëndetur çeljen e negociatave pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare që u mbajt këtë të martë (19 korrik) në Bruksel.