Universitetet janë një ndër hallkat kryesore të procesit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Si të tillë rektorët u ulën në tryezën e thirrur nga kuvendi ku ishin të qartë në ç’ka kërkuan.
"Mos lejoni të prodhohen ligje të korruptuara se korrupsioni do të shkojë me keq. Ne ndodhemi në dilemën të përgatisim qytetarët e mirë se qytetari individ do të vdesë. Ka ardhur koha të rishikohet ligji", tha Gjergj Sinani rektori i ‘Beder’.
Për drejtuesit e universiteteve shumë burokraci ligjore po pengojnë zhivillimin e arsimit, ndër to procesin e ngadaltë të akreditimit të tyre dhe përthithjen e studentëve të huaj që janë gjithnjë e më pak.